Emergjencë dëmtimesh te Juventusi, lista e mungesave shkon në 7

Në ‘Continassa’, lista e lojtarëve të lënduar të Juventusit po bëhet gjithnjë e më e gjatë. I fundit në dyshim është Fagioli, i cili u rikthye jo mirë nga eksperienca e tij me kombëtaren e trajnerit Spalletti.

McKennie vazhdon në “infermieri” për shkak të disa problemeve muskulore, të pësuara me kombëtaren amerikane. Koopmeiners ka thyerje të brinjës, ndaj do të duhet të presim të paktën ndeshjen e së martës në Champions League kundër Shtutgartit.

Në listën e gjatë të mungesave, pa marrë parasysh Bremer dhe Milik, do të shihen edhe dy lojtarë që luajnë të njëjtin rol. Conceiçao për shkak të pezullimit, dhe Nico Gonzalez për shkak të dëmtimit. Të dy nuk do të jenë gati për sfidën kundër Lazios.

SHKARKO APP