Ancelotti flet për rastin Mbappe: Nuk jam agjenci udhëtimesh, ato që thuhen janë spekulime
Pas ndeshjeve të Kombëtareve, Real Madrid rikthehet në fushë në La Liga për duelin e radhës kundër Celta Vigos. Trajneri Carlo Ancelotti në konferencë për mediat ka folur dhe për situatën e Kylian Mbappe, i cili ka qenë një temë diskutimi në ditët e fundit për një rast përdhunimi në Stokholm.
“Ai shfrytëzoi pushimin për të përmirësuar gjendjen fizike. Është shumë mirë, i lumtur dhe dëshiron të luajë. Do të jetë i rëndësishëm për ekipin. Këto 15 ditë e kanë ndihmuar shumë, tani është një lojtar ndryshe nga më parë.
Ai ka punuar vetëm në nivel fizik, pozita e tij nuk do të ndryshojë në ekip. Disa ditë pushimi ishin planifikuar për të gjithë, të gjithë zgjodhën atë që donin të bënin. Mos më shihni si agjenci udhëtimesh, ato që thuhen janë thjesht spekulime”, deklaroi Ancelotti në konferencë për mediat.
KOHA JONË SONDAZH

