Emergjencë në mesfushë te Juventusi, dëmtohet edhe McKennie

Për Juventusin do të nisë një javë e rëndësishme në përgatitjet për tri sfidat e radhës ndaj Romës, Zenitit dhe Interit. Masimiliano Allegri po përballet me mungesa të shumta veçanërisht ne repartin e mesfushës. Me Rabiot jashtë për shkak të infektimit me Covid-19 dhe Arthur ende jo në formën më të mirë, edhe Bentancur e McKennie kanë pasur probleme fizike.

Locatelli është i vetmi futbollist që është një garanci dhe gati për të luajtur që nga minuta e parë. Ramsey luan dhe shënon me Uellsin, por te Juventusi nuk ka pasur hapësira dhe ër shkak të dëmtimeve.

Danilo mund të jetë “jolly” që mund të përdoret nga trajneri Allegri në këtë situatë, pasi trajneri i Juventusit e ka përdorur edhe më parë në rolin para mbrojtjes. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP