Emocione dhe lot në 45 minutat e para, por s’ka gola ende në Kiev (VIDEO)
Ka përfunduar me rrjeta të paprekura pjesa e parë e finales mes Realit dhe Liverpulit. Sfida nisi me një ritëm të frikshëm, teksa Skuadra e Klop është më këmbëngulëse në minutat e pa Ekipi anglez po ushtron presion shumë lart në zonën e madrilenëve duke mos i dhënë mundësinë që ata të dalin në gjysmëfushën e tyre. Mundësinë më të mirë deri më tani e ka patur Mane në minutën e 8-të, por Varane ndërhyri mjaft mirë në hyrje të zonës, pas një dalje të Navas.
“Los Blancos” japin sinjalin e parë në minutën e 15-të me Kristiano Ronaldon, i cili provon me një goditje të potente nga një pozicion i prirët, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit. Liverpuli vijon dominimin dhe në minutën e 23-të Aleksandër Arnold shfaqet shumë i rrezikshëm me një goditje potente në zonë, por portieri Navas tregohet shumë i vëmendshëm. Në minutën e 30-të ndeshja do të merrte një tjetër rrjedhë, pasi Mohamed Salah detyrohet që të braktisë finalen pas një dëmtimi në shpatull. Serxhio Ramos ndërhyri në mënyrë të ashpër duke e “plasur” në tokë, dhe duke i shkaktuar një dëmtim.
Salah provoi të vijonte lojën, por ai ndjente dhimbje, dhe më pas është ulur në fushë, duke kërkuar zëvendësim. Egjiptiani nuk i ka mbajtur dot lotët në momentin e daljes nga fusha, ndërkohë që mes lotësh pas disa aksionesh del edhe Karvahal te Reali, pas një dëmtimi muskulor. Madrilenët marrin “zemër” dhe gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 42-të me Benzema, por francezi ishte në një pozicion të parregullt.
Mohammed Salah crying because he has to get subbed-off..pic.twitter.com/eoZH6BtkHn
— BUcomps (@BarcaRaw) May 26, 2018
KOHA JONË SONDAZH

