Emocione magjike në Champions, luhet sonte Manchester City-Real Madrid

Champions League sonte në mbrëmje sjell emocione të veçanta me duelin e parë gjysmëfinal mes Manchester City-it dhe Real Madridit. “Los Blancos” janë 13 herë kampionë të Europës, ndërsa anglezët kërkojnë suksesin e parë, pas finales së humbur me Chelsea në edicionin e kaluar. Ekipi i Guardiolës motivohet nga fakti që dy vjet më parë eliminoi madrilenët në fazën e 1/8.

Los Blancos eliminuan dy ekipe pretendente si Paris Saint Germain dhe Chelsea. Skuadra e Ancelottit edhe pse nuk është vlerësuar si një nga ekipet favorite për këtë edicion sërish ja ka dalë që të bëjë paraqitje shumë të mira. Me Benzema në majën e sulmit si dhe me një mesfushë me plotë eksperiencë, ekipi madrilen ka të gjithë të drejtën e botës që të kërkojë një biletë për në finale.

Nga ana tjetër City nuk ka çfarë të humbasë, teksa synon që t’i japë trofeun e parë me veshë të mëdhenj Guardiolës që nga koha kur ka qenë pjesë e Barcelonës. Gjithçka do të zgjidhet në dy ndeshje, por mbrëmja e sotme mund të jetë përcaktuese. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?