Emocione magjike në Champions, sonte përcaktohen dy biletat e para për në çerekfinale
Emocionet e Champions League sonte në mbrëmje bëhen gjithmonë e më të mëdha, pasi do të nisë dhe turi i ndeshjeve të kthimit të fazës së 1/8-ve. Liverpool dhe Inter do të luajnë aktin e dytë mes tyre, një duel ku “The Reds” e nisin ndeshjen të avantazhuar pas fitores 2-0 në duelin e parë të luajtur në “San Siro”.
Skuadra e Klopp këtë sezon ka një ecuri me 7 fitore deri më tani në kompeticinin më të rëndësishëm për klube. Heqja e avantazhit të golave në fushën kundërshtare e bën dhe më tërheqëse këtë duel, por ndeshja e parë demonstroi që kualiteti bën diferencën në këtë fazë.
Interi nuk do të ketë sërish Barellën në dispozicion, një elementë që në fakt është i pazëvendësueshëm. Në krahun tjetër Klopp s’do të ketë Firminon, Matip dhe Thiagon për shkaqe dëmtimesh.
Shumë interesante është dhe dueli mes Bayernit dhe Leipzig. Skuadra e Nagelsmann nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë duke lënë gjithçka të hapur në ndeshjen e mbrëmjes së sotme. Goretzka dhe Tolisso janë dy mungesat për gjermanët, të cilët me kualitetin që disponojnë vështirë se mund të lënë shumë hapësira për surpriza. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

