Empoli i shuan ëndrrën për titull Napolit, fiton me përmbysje spektakolare (VIDEO)
Empoli i ka dhënë goditjen e fundit Napolit në ëndrrën për të aritur te titulli kampion, ndërkohë që tashmë rrezikojnë dhe vendin e tretë. Napolitanët u mundën 3-2 nga skuadra e shqiptarëve.
Napoli dominoi takimin dhe udhëhiqte 2-0 deri në minutën 80, por më pas ndodhi përmbysja e papritur. Empoli e nisi ndeshjen me Asllanin në fushë, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë, ndërsa në lojë u fut Bajrami, i cili i dha tjetër marsh sulmit të vendasve.
Mesfushori shqiptar dha edhe asistin në golin e tretë për Pinamontin, i cili vulosi edhe sfidën. Me këtë humbje, Napoli mbetet në vendin e tretë me 67 pikë, 4 më shumë se Juventusi.
KOHA JONË SONDAZH

