Emre Can shpërthen ndaj Sarrit: Nuk më dha kurrë një mundësi!

Emre Can u largua si i padëshiruar nga Juventusi, pasi trajneri Maurizio Sarri nuk e llogariste në skemat e tij. Futbollisti i ardhur nga Liverpooli luajti nën drejtimin e Max Allegrit, por gjithçka ndryshoi me Sarrin.

Ky i fundit e la dhe jashtë listës së Champions Leagues. Futbollisti turko-gjerman nuk e duroi diçka të tillë dhe vendosi të largohej duke iu bashkuar skuadrës së Dortmundit në merkaton e janarit.

“Sarri nuk më dha kurrë një mundësi, prandaj përjetova momente shumë të vështira. Isha pjesë e rëndësishme e skuadrës një vit më parë duke fituar kampionatin dhe duke dhuruar ndeshje të mira në Champions. Juventus gjithsesi mbetet një kapitull i bukur në karrierën time”, tha mesfushori për Bild.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?