Ende nuk është zyrtarizuar, Aubameyang nis stërvitjen te Barcelona
Aubameyang ka nisur stërvitjen me skuadrën e Barcelonës. Futbollisti është fotografuar në seancën e fundit stërvitore ku shfaqej në dispozicion të teknikut Xavi Hernandez.
Gjithçka në fakt është zyrtarizuar nga babai i lojtarit i cili me anë të një postimi, njoftoi arritjen e marrëveshjes. Aubameyang ka firmosur kontratën deri në qershor të vitit 2023, ndërsa pritet që prezantimi i tij të bëhet, këtë të premte.
Dëshira e trajnerit është ta ketë në dispozicion që në ndeshjes e radhës përballë Atletiko Madridit, këtë të diel.
KOHA JONË SONDAZH

