Endri Çekiçi shënon një “perlë” nga goditja e dënimit në Turqi (VIDEO)
Jemi mësuar të shohim shpesh herë gola magjik nga këmbët e tij. Endri Çekiçi së fundmi ka realizuar një “perlë” të vërtet nga goditja e dënimit.
Pogradecari i cili aktivizohet me skuadrën e Superligës turke, Ankaragucu në sfidën ndaj Basaksehirit u mund me rezultatin 1-2, dhe Çekiçi realizoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1.
Vlen të theksohet se pogradecari ka shënuar golin e tij të parë në kampionat për këtë sezon me fanellën e klubit nga Ankaraja.