Enea Jorgjit i besohet miqësorja mes Turqisë dhe Italisë

Enea Jorgji do të vendosë drejtësi në ndeshjen Turqi-Itali. Një arritje e jashtëzakonshme kjo për arbitrimin shqiptar, që edhe pse një ndeshje miqësore, konsiderohet si një duel i nivelit ndërkombëtar.

Dy kombëtaret nuk shkuan më shumë sesa faza e gjysmëfinales së “Play Off”-it në Botëror, por do të sfidojnë njëra-tjetrën në një duel ku nuk do të mungojnë emrat e njohur.

Ky duel do të luhet në stadiumin Turku Arena. Këtë sezon, gjyqtari shqiptar ka arbitruar një ndeshje të Conference League si dhe 3 ndeshje në UEFA Youth League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?