Enea Mihaj drejt një aventure të re, pritet të transferohet në Turqi
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Enea Mihaj, pritet të ndryshojë skuadër gjatë merkatos së verës. Kontrata e tij me klubin portugez Famalicao përfundon më 30 qershor dhe ai do të jetë lojtar i lirë.
Interesimi për 26-vjeçarin është i madh, ndërsa destinacioni më i mundshëm për të duket se është Superliga turke. Sipas raportimeve nga mediat turke, Samsunspor ka dalë në krye të garës për shërbimet e tij dhe është favorit për ta siguruar firmën e mbrojtësit kuqezi.
Në rast transferimi te Samsunspor, Mihaj do të gjente një tjetër shqiptar në ekip – sulmuesin Arbnor Muja – ndërsa klubi është aktualisht në garë për një vend në Europa League, çka e bën projektin edhe më tërheqës për mbrojtësin shqiptar.
Përveç interesit nga Turqia, Mihaj është në vëzhgim edhe nga jashtë Evropës. Atlanta United, skuadër e njohur në Major League Soccer në SHBA, ka shprehur interes për ta afruar në radhët e saj.
KOHA JONË SONDAZH

