Enis Bardhi shpëton Maqedoninë e Veriut nga humbja ndaj Ishujve Faroe

Maqedonia e Veriut nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Ishujve Faroe, në sfidën e vlefshme për Nations League. Në 45 minutat e para, dominues ishin maqedonasit, të cilët mbajtën topin dhe ushtruan presion, por pa rezultat.

Ekipi i drejtuar nga Ericson kaloi në epërsi në minutën e nëntë, me anë të Davidsen, që ekzekutoi saktë një penallti.

Në fillimin e pjesës së dytë, futbollisti me origjinë shqiptare, Enis Bardhi vendosi ekuilibrat me një gol nga pika e bardhë. Rezultati mbeti i pandryshueshëm deri në fund.

SHKARKO APP