Enrique: Donim vendin e parë, nëse do merrja vesh rezultatin e Kosta Rikës do pësoja atak

Luis Enrique flet për mbrëmjen e çmendur të Kupës së Botës ku për 3 minuta Spanja ishte jashtë fazës tjetër kur Kosra Rika ktheu në favorin e saj ndeshjen me Gjermaninë. Gjatë konferencës së shtypit, trajneri i Spanjës deklaroi:

“Në futboll nuk ka anë të mira apo të këqija. Në futboll ka merita dhe sot nuk jam aspak i lumtur. Jemi kualifikuar, por doja ta bëja si i pari i grupit.

Nuk mund të ndodhte sepse Japonia shënoi dy gola kundër nesh në pesë minuta dhe në 10 minuta na çarmatosi plotësisht. Nuk e dija se do të eliminoheshim për një kohë të shkurtër. Nëse do ta kuptoja këtë, me siguri do të kisha pësuar një atak në zemër”, deklaroi Enrique.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?