Entuziazëm i madh te Roma, zyrtarizohet afrimi i Wijnaldum

Georgino Wijnaldum është zyrtarisht futbollist i Romës. Holandezi mbërrin në Trigoria në formë huazimi, pas vetëm një sezoni te PSG. Mesfushori holandez shihet si një përforcim mjaft i mirë në mesfushë.

Jose Mourinho e kërkoi me ngulm që kur mori drejtimin e skuadrës më shumë se një vit më parë. Tashmë në “Lega Calcio” është depozituar dokumentacioni për federimin e lojtarit.

Të dielën, në orën 20-45, do të zhvillohet miqësorja me Shaktar Donetskun, teksa për këtë duel janë shitur të gjitha biletat. Afrimi i Dybala-s dhe Wijnaldum e bëjnë Romën një rivale që duhet pasur në konsideratë këtë sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?