Epidemiologu paralajmëron: Futbolli mund të luhet pa tifozë për 18 muaj
Futbolli mund të luhet me stadiume bosh edhe për 18 muaj të tjerë derisa të dalë vaksina për të luftuar koronavirusin. Kjo do të sjellë një dëm të madh financiar për të gjitha klubet.
Dr Zach Binney, një epidemiolog në Universitetin Emory në Atlanta, ka thënë se prania e dhjetëra apo mijërave spektatorëve në afërsi të stadiumeve është shumë e rrezikshme.
Pandemia e koronavirusit ka çuar në mbylljen totale të të gjitha sporteve në të gjithë botën. Ka pak siguri për rifillimin e kampionëve, ndërkohë që prania e tifozëve shihet si e pamundur.
“Në pikun e këshillave mjekësore mbi futbollin për t’u luajtur pa tifozë për 12-18 muaj derisa të gjendet një vaksinë, kjo do të shkaktonte pasoja të tmerrshme për klubet në të gjitha nivelet,” tha Zach Binney në “Sky Sports Football Show”. /R.Lika-Koha Jone/