Episod i rrallë/ Ndërpritet ndeshja e Bayernit, shikoni çfarë bëjnë lojtarët (VIDEO)
Bayern Munich dhe Dortmund bënë detyrën në ndeshjet e radhës në Bundesligë, por sot ka ndodhur një episod i rrallë. Në fitoren 6-0 ndaj Hoffenhaim, të skuadrës bavareze ndeshja është ndërprerë në mesin e pjesës së dytë.
Fansat e skuadrës së Bayernit shpalosën një pankartë kundër presidentit të Hoffenheim duke e quajtur “bir b***”, duke detyruar arbitrin që të ndërprejë ndeshjen, ndërkohë që drejtuesit e klubit shkuan për të qortuar tifozët.
Lojtarët e të dyja skuadrave për t’u dhënë një shembull tifozëve bënë pasime më njëri-tjetrin, ndërkohë që më pas sfida vijoi normalisht. Golat e kampionët e Gjermanisë u shënuan nga Gnabry, Kimmich, Zirkzee, dy herë Coutinho dhe Goretzka. Dortmundi ndërkohë ju fal një gol të Sancho kundër Freiburg. /Rozalb Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

