Episodi qesharak në Bundesliga 2, godet mbrojtësin në organet gjenitale dhe “skuqet” (VIDEO)
Një episod i pabesueshëm ka ndodhur dje gjatë një ndeshje në Bundesliga 2 mes Fortuna Dusseldorf dhe Nurnberg, e mbyllur 2-1 në favor të vendasve.
Në minutën e katërt futbollisti i Nurnbergut, Matheus Pereira ka bërë një gjest të shëmtuar, pasi ka goditur një prej mbrojtësve kundërshtarë në organet gjenitale. Arbitri i ndeshjes u ndihmua nga VAR për të marrë vendimin për ta përjashtuar nga fusha e lojës.
Kujtojmë që Pereir ka dalë nga akademia e Juventusit, por është transferuar te ekipi i Sportingut në sezonin e kaluar. /Koha Jone/