Epoka e re për Tiranën, Refik Halili pret presidentin e skuadrës italiane

Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka pasur një vizitë ditët e fundit, teksa në ambientet e klubit bardheblu është ndalur Karlo Neri, presidenti më i ri i Ascolit në Serinë B në futbollin italian.

Mes Halilit dhe Nerit ka pasur një diskutim të frytshëm në lidhje me të ardhmen e dy ekipeve, në një fazë të re bashkëpunuese mes tyre.

Talentet e reja, shkëmbimet e lojtarëve dhe eksperienca e klubeve janë vënë në plan të parë gjatë diskutimeve. Lajmi i mirë për futbollin shqiptar është bashkëpunimi me një klub nga përtej Adriatikut dhe sipas mediave fqinje, Tirana dhe Ascoli do të bashkëpunojnë në disa dimesione për rritjen e cilësisë midis dy klubeve respektiv.

SHKARKO APP