“Erdha dhe kampion dhe po iki si i tillë”, mesfushori njofton divorcin me Partizanin

Ëngjëll Hoti nuk do të jetë më një lojtar i Partizanit për sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka konfirmuar vetë mesfushori 26-vjeçar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Erdha si kampion dhe po iki si kampion. Faleminderit Partizani”, shkruhej në postimin e publikuar nga mesfushori i “Demave”.

Hoti zhvilloi një sezon të mirë me Partizanin ku u kurorëzua në fund edhe si kampion i “Abissnet Superiore”.

Në 29 ndeshje të zhvilluara me Partizanin në këtë sezon, Hoti arriti të realizonte 7 gola si dhe të asistonte 3 herë për shokët e tij të skuadrës.

SHKARKO APP