Erdhi me bujë në verë, Interi gati të largoje lojtarin e njohur

Merkaton e verës së kaluar, Godin ishte një nga blerjet më të rëndësishme të Interit, edhe për faktin se erdhi me parametra zero. Fillimisht u mendua se ai do të ishte lideri i ri i mbrojtjes zikaltër, por në realitet nuk ndodhi këshutu.

Uruguaiani luajti në 16 ndeshje në Serie A, pasi në disa prej tyre i është besuar të riut Bastoni, i cili ka mahnitur me paraqitjet e tij.

Duke parë këtë situatë, mediat në Itali shkruajnë se Godin nuk është i kënaqur dhe në fund të sezonit pritet largimi i tij. 34-vjeçari mund të rikthehet në Spanjë.

SHKARKO APP