Erdogan: Kombëtarja e Shqipërisë nuk është një rival i zakonshëm
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll nuk është një rival i zakonshëm, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Erdogan vizitoi futbollistët e kombëtares turke pasi siguruan kualifikimin në Kampionatin Evropian pas ndeshjes me Islandën, në kuadër të Grupit H në Stamboll që përfundoi pa gola.
“Fituam mundësinë për të shkuar në këtë kampionat pas një pauze të gjatë. Shpresoj të shkojmë si vendi i parë në grup”, tha presidenti turk në një prononcim pasi uroi lojtarët turq.
“Tani kemi ndeshjen me Andorrën, por krahas kësaj ndeshjeje, rivali i ardhshëm i Francës, Shqipëria, nuk është një rival i zakonshëm dhe Shqipëria do ta zhvillojë ndeshjen në stadiumin e ri”, shtoi Erdogan.