Erdogan surprizon publikun, shfaqet duke luajtur basketboll me Shaquille O’Neal

None

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik me një paraqitje të pazakontë për figurën e tij institucionale. Kreu i shtetit turk u shfaq i veshur sportiv dhe duke luajtur basketboll, gjatë një takimi me legjendën amerikane të NBA-së, Shaquille O’Neal, i cili u mbajt të martën në Stamboll.

Takimi u zhvillua në ambientet e stadiumit të Anadolu Efes, ku Erdogan dhe O’Neal u panë në një atmosferë miqësore dhe informale, larg ceremonive zyrtare. Dyshja gjuajti disa herë drejt koshit, përpara se të shkëmbenin topa basketbolli të firmosur, një gjest simbolik që u pa si shenjë respekti dhe miqësie përmes sportit.

Vizita e Shaquille O’Neal në Turqi nuk është një risi. Ish-ylli i NBA-së ka qenë disa herë në vend gjatë viteve të fundit, si për ngjarje sportive ashtu edhe për projekte artistike, duke qenë i njohur për aktivitetet e tij si DJ në qytete si Stambolli dhe Antalia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi mes Erdogan dhe O’Neal u interpretua gjerësisht si një moment me vlerë simbolike, ku sporti shërben si mjet bashkues mes kulturave të ndryshme dhe si formë e ashtuquajtur e “diplomacisë së butë”, duke theksuar fuqinë e sportit për të krijuar ura komunikimi përtej politikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?