Erërat e forta shkaktojnë panik, avioni i Manchester City-it ulet në Liverpool

Aeroplani me të cilin udhëtonte Manchester City detyrua të bënte një devijim të papritur dhe të ulej në aeroportin e Liverpoolit të mërkurën pasi erërat e forta e bënë të pamundur kthimin direkt në Manchester.

Skuadra e Guardiolës po kthehej në Angli pas fitores 5-0 në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave ndaj Sportingut të Lisbonës në Ligën e Kampionëve. Pilotët e aeroplanit tentuan disa herë të ulëshin në aeroportin e Mannchesterit, duke u rrotulluar mbi tri herë mbi qytet, por në fund u detyruar të kërkonin ulje emergjente në Liverpool për shkak të erërave të forta, që e bënë të pamundur zbarkimin e sigurt.

Klubi i Manchester City-t reagoi në Twitter, të mërkurën, për të konfirmuar se skuadra e ekipit të parë zbarkoi në mënyrë të sigurt.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mund të konfirmojmë se aeroplani që transportonte ekipin e parë në shtëpi nga Lisbona, është ulur i sigurt në Liverpool, pasi erërat e forta e bënë të pamundur uljen në Manchester”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?