Eriksen jep lajmin e madh: Rikthehem pas 4-5 muajsh në fushën e lojës!

Christian Eriksen u rikthye në Milano ku u prit përzemërsisht nga shokët e skuadrës, stafi teknik dhe drejtuesit e kampionëve të Italisë. 29-vjeçari ka lënë pas krahëve momentin e tmerrshëm në Euro 2020, u shfaq i buzëqeshur dhe në formë, gjendja fizike e tij është e mirë dhe rikthimi në fushat e futbollit është afër.

Tani është koha e testeve të vazhdueshme dhe kontrolleve të detajuara, por optimizmi nuk mungon “Do të rikthehem në fushë për 4-5 muaj“, është shprehur mesfushori danez, i cili ka një dëshirë të madhe për të luajtur sërish futboll.

Nëse programi i rikuperimit, i cili do të zhvillohet në Danimarkë, do të lejojë heqjen e defibrilatorit, atëherë ai do të jetë në gjendje të luajë sërish me Interin; me miratimin e mjekëve klubit zikaltër dhe FIGC. Në të kundërt ai do të largohet për të nisur një aventurë të re.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?