Eriksen: Më kujtohet gjithçka, përveç atyre 5 minutave kur ika nga kjo botë
Gjatë një interviste për BBC, Christian Eriksen ka rikujtuar momentt e tmerrshme kur u shemb në fushë gjatë ndeshjes mes danimarkës dhe Finlandës, e vlefshme për Kampionatin Evropian. 5 minuta nga të cilat ai ishte “i ikur nga kjo botë, derisa ju rikthyen rrahjet e zemrës”.
“Arrij të kujtoj gjithçka, me përjashtim të atyre 5 minutave, pasi vetëm më vonë më thanë se kishin kaluar 5 minuta. Mbaj mend rivënien anësore, topin që më goditi te gjuri dhe më pas nuk e di çfarë ndodhi. Kur u zgjova, e pashë veten të rrethuar nga njerëz dhe fillova të ndjej goditjet në kraharor, por nuk e kuptoja çfarë po ndodhte. Mendoja nëse kisha dëmtuar këmbën apo shpinën dhe nuk dija a do të lëviz më. Vetëm kur hipa në ambulancë, dëgjova mjekët të thoshin se kisha mbetur 5 minuta pa ndjenja”, zbulon Eriksen në rrëfimin e tij.
Futbollisti danez ishte nën kontratë me Interin, por në Itali nuk mund të luante me defibrilator në zemër dhe për këtë vendosi të transferohej në Premier League, ku firmosi me skuadrën e Brentfordit
KOHA JONË SONDAZH

