Eriksen s’mund të luajë më në Seria A, Interi nis tratativat për largimin e tij
Christian Eriksen shumë shpejt do të mbyll kontratën me skuadrën e Interit. Përgjigja e CONI-t, siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, ka mbërritur dhe konfirmon se danezi nuk mund të marrë aftësinë sportive dhe kështu të mund të rikthehej të luante në kampionatin italian, për shkak të defibrilatorit nën lëkurë që iu implantua pas infarktit që e goditi në Europianin e fundit.
Mesfushori u rikthye në Milano të mërkurën dhe sot, së bashku me menaxherin e tij Martin Schoots, u takua me drejtuesit zikaltër për të përcaktuar situatën, me përfundimin e kontratës, e cila skadon në qershor 2024.
Eriksen nga ana e tij nuk është i gatshëm të largohet nga futbolli, por dëshiron të vazhdojë të luajë aty ku i lejohet, duke lënë pas vetes tronditjen e “Euro 2020” dhe atë shembje në fushë gjatë ndeshjes mes Danimarkës së tij dhe Finlandës para syve të të gjithë botës. Odense në Danimarkë mund të jetë një opsion shumë i mirë për të.
KOHA JONË SONDAZH

