Erion Veliaj me ekipin e vajzave të kryeqytetit, kampione në volejboll: Në Tiranë askush nuk ta ha hakën
Ekipi për femra i Sport Klub Tiranës fitoi Kupën e Shqipërisë në volejboll, duke e sjellë këtë të trofe në kryeqytet pas 9 vitesh pritje. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përgëzoi vajzat që sollën trofeun e 11-të për SK Tiranën dhe nënvizoi se investimet në sport sjellin rezultatet.
“Jam shumë krenar për të gjitha ju! Fakti që jeni një skuadër e mbledhur, ku punohet në grup, ku secila ndjen kënaqësi për suksesin e tjetrit, dhe sidomos tani që u shpallët fituese të Kupës së Shqipërisë pas 9 vitesh, me jëp një kënaqësi të jashtëzakonshme. Kjo provon se filozofia jonë e hapjes së lojës ka funksionuar – ashtu si në një lojë ku pasin dhe zhytjen s’mund ta bëjë një njeri – ashtu edhe në një skuadër duhet të vijë një brez i ri, duhet të hapet loja për talentet e reja, nuk duhen parë njerëzit as nga xhepi, as nga mbiemri, as nga partia, por duhet realisht që gara të përfaqësohet nga më të mirët e uniformës sonë bardheblu”, tha Veliaj.
“Nëse je i talentuar, skuadrat tona, pavarësisht çfarë sporti zgjedh, do të të japin hakun dhe do të sigurohen që shkëlqen dhe fluturon bashkë me të tjerët,” nënvizoi kryetari i Bashkisë.