Erling Haaland drejt kalimit në Premier? Trajneri i njohur e ka fiksim

Sergio Aguero ka zgjedhur të mos rinovojë kontratën me Manchester City, del lojtari i lirë në fund të këtij sezoni dhe do ta largohet me parametra zero pas dhjetë viteve të kaluara në ishull. Pep Guardiola e ka të qartë në kokë se kush është zëvendësuesi perfekt i goleadorit argjentinas.

Trajneri i “Cityzens” i ka kërkuar drejtuesve të klubit t’i sjellin Erling Haaland, norvegjezin që i ka bërë të gjithë për vete me golat e tij. 20-vjeçari i Borussia Dortmund ka një klauzolë prej 70 milion eurosh, opsion që zgjat deri në vitin 2022. City nuk e ka aspak problem të paguajë këtë shumë.

Pjesa më e vështirë është bindja e lojtarit të talentuar, pasi ofertat në drejtim të tij janë të shumta. Në mes është edhe Mino Raiola, agjenti i lojtarit. Arritja e një akordi me të është mision aspak i thjeshtë, por Guardiola e do me çdo kusht Haaland dhe drejtuesit janë gati të nisin negociatat me Raiolën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?