Ernest Muçi gjen skuadër të re

E ardhmja e Ernest Muçit sipas meideve turke është e sigurtë. Siç raporton “Sports Digitale”, Besiktasi ka arritur një marrëveshje për huazimin e yllit shqiptar te Trabzonspori për një vit.

Muçi dhe klubi i Trabzonspor aktualisht po diskutojnë detajet e kontratës për të finalizuar huazimin dhe për të siguruar që gjithçka të jetë e gatshme para nisjes së kampionatit.

24-vjeçari kuqezi ishte pjesë e listës së Kombëtares për ndeshjet e shtatorit, por për shkak të një dëmtimi, tekniku Sylvinho zgjodhi që ta zëvendësonte me Kristian Shpendin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?