Eros Grezda rikthehet zyrtarisht te Osijek: Kisha edhe dy oferta të tjera!

Eros Grezda ka vendosur të rikthehet në kampionatin kroat te skuadra e Osijek-ut, pas aventurës së dështuar te Rangers ku qëndroi për një sezon e gjysmë.

Sulmuesi gjakovar i Kombëtares Shqiptare u transferua në mënyrë të bujshme te Rangers në verën e 2018-ës, pasi u kërkua me ngulm nga vetë Stiven Gerrard, por aventura skoceze nuk i shkoi aspak ashtu siç e kishte parashikuar.

Fillimisht disa dëmtime që e lanë shumicën e kohës jashtë dhe më pas një incident në një ndeshje me ekipin e të rinjve, bënë që Grezda të nxirrej jashtë planeve nga Gerrard dhe Rangers të hiqte dorë përfundimisht nga ai pak ditë më parë.

“Kam pasur disa oferta, nga Kroacia, por edhe nga shtete të tjera, Janë interesuar për mua edhe klube si Rijeka e Hajduku, por vendosa të rikthehem te Osijek dhe jam shumë i lumtur për këtë”, deklaroi Grezda në prezantimin në klubin kroat.

Kujtojmë që Grezda ka humbur vendin edhe në Kombëtaren shqiptare, që kur në stol u ul Edi Reja, ndërsa për të riveshur fanellën kuqezi, do të duhet fillimisht të rigjejë formën më të mirë.

SHKARKO APP