Është i pazëvendësueshëm për Conten, Interi bën gati rinovimin me Brozovic

Marcelo Brozoviç është një nga futbollistët e pazëvendësueshëm në formacionin e Antonio Contes.  Përveçse prek një numër shumë të madh topash në çdo ndeshje, kroati është një “maratonomak’ në fushën e lojës, pasi vrapon më shumë se kushdo në kampin zikaltër, por edhe në Serinë A.

Pikërisht për këto cilësi, Brozovic ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha europiane, por zikaltrit nuk kanë ndërmend të heqin dorë prej tij dhe kanë nisur këto ditë negociatat për rinovimin e kontratës.

Aktualisht kroati është i lidhur me Interin deri në verën e 2022-shit, dhe ka një klauzolë largimi përkundrejt shifrës së 60 milionë eurove, e vlefshme vetëm në dy javët e para të korrikut dhe vetëm për klubet jo italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kontratën e re, Interi pritet t’i rrisë ndjeshëm pagën e tij, teksa ajo pritet që të zgjatet me të paktën dy sezone të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?