Espanjol befason Realin, fiton në “frymën e fundit” (VIDEO)
Starton me surpriza java e 26-të e La Liga. Espanjoli ka dominuar dhe ka arritur që të fitojë minimalisht 1-0 ndaj Realit. Ndeshja në fakt u dominua nga skuadra e Flores, që pati disa mundësi shënimi në pjesën e parë, por që nuk i finalizuan me sukses nga Zerard Moreno, ndërkohë një meritë të madhe ka edhe portieri Keilor Navas, i cili ishte në super formë. Episodi më i pastër për skuadrën vendase ndodh në fillimin e pjesës së dytë teksa Oskar Duarte me një goditje me kokë gjen tranversën.
Dy minuta nga fundi është sërish Moreno që mban në ankth tifozët e tij menjë goditje të bukur me të majtën, që përfundon ngjitur me shtyllën. Në minutën e 93-të, është pikërisht ai që më në fund gjen rrugën e rrjetës me një goditje fantastike në hyrje të zonës. Navas nuk kishte asnjë mundësi realizimi. Ky ishte goli i 11-të për të në këtë sezon, ndërkohë që për madrilenët është humbja e 5-të në këtë sezon.
KOHA JONË SONDAZH

