Espanjol fiton derbin në Kupë ndaj Barcelonës, Mesi gabon nga pika e bardhë (VIDEO)
Espanjol ka fituar minimalisht 1-0 derbin e parë të fazës çerekfinale të Kupës së Mbretit, ndërkohë që Lionel Mesi u bë protagonist duke humbur një penallti. Trajneri Ernesto Valverde e nisi ndeshjen duke lënë disa prej yjeve kryesor të skuadrës në stol, ndërkohë që frenat e sulmit ja besoi Mesit.
Fraksioni i parë i ndeshjes u mbylla pa gola me gjithë rastet në të dyja portat. Pjesa e dytë ishte më e zjarrtë. Granero shkakton 11-metërsh në minutën e 61, por nga pika e bardhë Lionel Mesi nuk arrin që të realizojë përballë portierit Diego Lopez, i cili ka fluturuar për të ndalur topin. Kjo ishte penalltia e 21 që “Pleshti” humbet nga pika e bardhë, duke humbur 25 për qind të të gjitha goditjeve të total
Pas këtij episodi Espanjoli fiton më shumë besim duke tentuar më shumë portën e Cilesen, por portieri i blaugranëve ishte në një ditë të mirë. 2 minuta nga fundit i ndeshjes, Oscar Melendo çon në peshë tifozët e tij duke shënuar golin e fitores. Tashmë gjithçka është e hapur për ndeshjen e kthimit. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

