Esposito: Conte zemërohet ndonjëherë më mua, ka mentalitet fitues!

Ky sezon anomal për shkak të koronavirusit rrezikon të mos mbarojë, por për Sebastiano Esposito kanë qenë muaj të paharrueshëm. Sulmuesi u është përgjigjur pyetjeve të tifozëve gjatë një bisede në Instagramin e klubit zikaltër, ndërsa ka rrëfyer marrëdhëniet me Conten.

“Ai është një trajner me mentalitet fituesi dhe punon shumë për të fituar gjithmonë. Jo vetëm me mua, por me të gjithë ka pasur momente acarim, sepse kërkon perfeksionin.

Izolimi? Luaj Play Station, FIFA tërë kohës. Nuk më pëlqejnë shumë serialet. Maksimumi shoh ndonjë film.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ardhmja? Kam shënuar një gol dhe pres të shënoj edhe shumë të tjerë. Nga mëngjesi në darkë, ëndërroj dhe punoj për të shënuar dhe fituar tituj me fanellën zikaltër”, deklaroi Esposito.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?