Etrit Berisha dhe Vojvoda sfidojnë pas pak minutash Interin
Etrit Berisha e nis si titullar ndeshjen që do të luhet pas pak minutash mes Torinos dhe Interit. Portieri i Kombëtares sonë sfidon kampionët në fuqi, teksa do të përpiqet që të ndalë dyshen sulmuese të zikaltërve, Dzeko-Lautaro.
Në fushë do të jetë edhe një tjetër shqiptar, Vovoda, i cili luan me përfaqësuesen e Kosovës, por që po kalon një sezon shumë të mirë. Në sulm te Torino do të ejtë Beloti, i mbështetur nga Pobega dhe Bekalo.
Në krahun tjetër Inzaghi ka bërë disa ndryshime, duke i besuar dhe lojtarëve ë stolit si Ranocchia, Vecino apo Darmian. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

