Etrit Berisha dhuron spektakël ndaj Napolit, por Torino sërish del e mundur (VIDEO)

Etrit Berisha ka zhvilluar një ndeshje thuajse perfekte ndaj Napolit, por kjo nuk i mjaftoi Torinos që humbi 1-0. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që rastet nga Napoli nuk munguan.

Në fraksionin e dytë Të Kaltrit kishin shansin e artë me Lorenzo Insignen që kishte mundësinë të shënonte me një 11-metërsh. Etrit Berisha u tregua i pakalueshëm duke pritur penalltinë për t’i mbajtur shifrat të paprekura.

Në minutën e 73-të në një aksion personal Fabian Ruiz depërtoi mirë në zonën e Torinos dhe arriti të mposhte më në fund Berishën duke prishur edhe ekuilibrat e takimit. Napoli arriti të dilte nga ky takim me pikë të plota dhe ngjitet në kuotën e 73 pikëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?