Etrit Berisha drejt vendit si titullar te Torino, fiton konkurrencën me serbin
Etrit Berisha do të ketë sërish rivalitet me portierin serb Vanja Milinkovic-Savic për një vend titullari te skuadra e Torinos.
Gardiani shqiptar nuk ofron garanci në lojën me këmbë dhe në dalje, ndërsa serbi bën shpesh gafa në portë, sipas Juriç, që kishte kërkuar me ngulm një tjetër portier, por një dëshirë e tillë nuk do të realizohet.
Mediat pranë klubit “granata” raportojnë se këtë sezon do të jetë pikërisht Etrit Berisha titullari i portës, edhe për faktin që në ndeshjet e luajtura në fund të sezonit të kaluar, ofroi jo pak garanci mes shtyllave.
Vetëm stoli për serbin Vanja Milinkovic-Savic, që do të duhet të punojë shumë dhe të shpresojë nga një rënie e formës së gardianit kuqezi për të rifituar vendin e titullarit.
KOHA JONË SONDAZH

