Etrit Berisha, gjobë 15 mijë euro dhe 10 ditë i s’kualifikuar

Mbyllet telenovela e portierit të kombëtares sonë, Etrit Berisha, pas akuzave të ngritura nga Kievo se kishte firmosur më herët me këtë ekip, para se t’i bashkohej Lacios. Dhjetë ditë s’kualifikimi për Etrit Berishën. Ky është vendimi i marrë nga Federata italiane e futbollit për portierin e kombëtares shqiptare për firmën e tij të dyfishtë me Chievon dhe Lazion, në verën e vitit 2013, kur ai u transferua në Serie A.   Vendimi ishte marrë që me datë 25 shkurt nga Gjykata Federata e FIGC, por u zyrtarizua vetëm këtë të enjte. Më 29 korrik 2013, Berisha firmosi fillimisht për Chievon një para-kontratë, ndërkohë që me 1 shtator zyrtarizoi marrëveshjen me Lacion, klub ku luan dhe aktualisht. Ishte skuadra veroneze. e cila kërkoi që portieri i kombëtares shqiptare të skualifikohej duke kërcënuar madje se do ta çonte këtë çështje dhe në FIFA. Gjithsesi vetëm në shkurt të këtij viti u arrit në një vendim përfundimtar, i cili përveç 10 ditëve s’kualifikim parashikon gjithashtu dhe një gjobë prej 15 mijë euro. Dënimi i Berishës do të përfundojë më 29 mars, dhe portieri nuk do të jetë i gatshëm për ndeshje me Veronën, këtë fundjavë. Në të njëjtën ditë ai ka mundësi të mbrojë portën e kombëtares sonë, ndaj Armenisë, në ndeshjen kualifikuese Francë 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?