Etrit Berisha kërkon të s’kualifikohet 10 javë, që Kievo të lërë të qetë

Portieri i kombëtares sonë, Etrit Berisha kërkon të bëjë pakt me drejtësinë sportive italiane, duke pranuar 10 ndeshje s’kualifikim, pas pretendimeve të ngritura nga Kievo se ai ka firmosur kontratë me këtë klub para se të firmoste dhe t’i bashkohej Lacios, në Seria A. Etrit Berisha nuk ka luajtur gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, ndaj edhe nuk rrezikon shumë, kështu që ai dëshiron t’i shpëtojë gjobës, apo një dënimi më të rëndë, duke pritur ndoshta përfundimin e këtij sezoni, me Lacion, por pa pasur mundësinë që të aktivizohet. Agjencia italiane e lajmeve Ansa bën të ditur se kërkesa e Berishës është prezantuar në Gjykatën Federale të FIGC, Federatës Italiane të Futbollit e cila do të marrë një vendim mbi të ardhmen e tij, pas këmbënguljes së Kievos, më 19 mars.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?