Euro 2016: Ja cilat janë 20 ekipet finaliste dhe 8 ekipet në “Play-off”

 

Ekipet që u kualifikuan direkt në Finalet e Kampionatit Europian të Futbollit, Francë 2016, mes tyre edhe Shqipëria, s dhe ekipet “Play-off”,   tashmë janë përcaktuar.

Gjatë dy ditëve të fundit janë luajtur dhe ndeshjet e mbetura të fazës eliminatore, ku u përcaktuan 20 skuadrat e para të kualifikuara, teksa tashmë do të përcaktohen dhe katër të tjera, në përfundim të takimeve “Play off”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të fazës së grupeve, janë kualifikuar 2 skuadrat e renditura të parat në 9 grupeve dhe 3 përfaqësueset më të mira të renditura në vendin e tretë, teksa të tjerat do të luajnë Play Off.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ditën e dielë do të hidhet shorti për të caktuar çiftet e “Play off”, skuadrat pjesëmarrëse janë: Bosnje Hercegovina, Ukraina, Irlanda , Sllovenia, Hungaria, Suedia, Norvegjia dhe Danimarka.

Ndeshjet “Play- off” do të luhen në mesin e muajit nëntor. Shorti i grupeve në Europian do të hidhet në Dhjetor.

 

20 skuadrat e kualifikuara direkt janë:

Grupi A: Çekia, Islanda, Turqia (vendit tretë më i mirë)

Grupi B: Belgjika, Uellsi

Grupi C: Spanjë, Sllovaki

Grupi D: Gjermani, Poloni

Grupi E: Angli, Zvicër

Grupi F: Irlanda Veriut, Rumani,

Grupi G: Austri, Rusi,

Grupi H: Itali, Kroaci,

Grupi I: Portugali, Shqipëri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?