“Euro 2020” drejt shtyrjes, “L’Equipe” zbulon vendimin që pritet të marrë UEFA

Bota është futur zyrtarisht në pandemi dhe tashmë shëndeti qëndron mbi çdo gjë tjetër. Gjysma e kampionateve në Europë kanë mbyllur dyert, ndërkohë pjesa tjetër kanë mbyllur aktivitetin.

Problemi tani mbeten ndeshjet ndërkombëtare dhe pikërisht për këtë arsye UEFA ka lajmëruar të 55 federatat europiane që janë pjesë e saj, që të martën do të zhvillohet video-konferenca direkt me krerët e tyre, për të pasur një komunikim zyrtar dhe mbi atë që do të ndodhë.

Sipas prestigjozes “L’Equipe”, UEFA do të komunikojë anulimin e “Euro 2020” për shkak të përhapjes në masë të coronavirusit dhe zhvillimin e tij në vitin 2021. Sapo të bëhet zyrtar ky vendim, do të jetë më e lehtë për të organizuar kampionatet në të gjitha vendet, përfshirë edhe Europa League dhe Champions League.

Në fakt, në muajin qershor pritet që të vazhdojnë kampionatet si zakonisht dhe përfundojnë, natyrisht nëse rreziku i epidemisë të jetë shuar apo rralluar shumë.

SHKARKO APP