Euro 2024, prezantohet topi zyrtar. Quhet ”futbolli është dashuri”

Kampionati Europian i Futbollit do të zhvillohet këtë verë në Gjermani. Së fundmi UEFA dhe kompania Adidas kanë prezantuar një ndër aksesorët zyrtarë ku do të fokusohen sytë e gjithë tifozëve.

Bëhet fjalë për topin e kompeticionit, i cili do të quhet “Futbolli është dashuri”. Sfera e Euro 2024 përmban teknologjinë “adidas Connected Ball Technology”, e cila përdoret herë të parë, duke ofruar kështu një pasqyrë të paparë në çdo element të lëvizjes së topit dhe kontribuar në procesin e vendimmarrjes së video-asistentëve të UEFA-s.

Turneu i Kombëtareve do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024 në dhjetë qytete pritëse në Gjermani, të cilat do të jenë Berlini, Këlni, Dortmundi, Dyseldorfi, Frankfurt, Gelsenkirsheni, Hamburgu, Lajpcigi, Mynihu dhe Shtutgarti.

SHKARKO APP