EURO U-19 për vajza/ Shqipëria merrr suksesin e dytë radhazi. Fiton edhe ndaj Qipros

Pas fitores 2:1 ndaj Lituanisë, Shqipëria U-19 për vajza triumfon edhe ndaj Qipros! Pas plot 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Wil”, të Zvicrës, vajzat kuqezi mposhtën edhe përfaqësuesen qipriote me rezultatin 2-1, duke marrë kështu tre pikët e radhës në grupin B1.

Klesta Ago dhe Klaudia Borci janë autoret e golit në takimin që Shqipëria luajti pasditen e sotme ndaj Qipros, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2024 për këtë grupmoshë.

Trajneri i ekipit kombëtar U-19, Kreshnik Krepi hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Amelia Mone (GK), Rigersa Tori, Rexhina Maxhalaku, Rosela Vasa, Xhesika Ndoj, Arlinda Kodra (c), Alesja Çinaj, Era Methoxha, Klesta Ago, Jehona Coka dhe Klaudia Borci.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa e parë e takimit u dominua thuajse e gjitha nga vajzat kuqezi. Shqipëria kaloi shumë shpejt në avantazh, me një gol të realizuar nga Klesta Ago që në minutën e 6-të të takimit. Sulmuesja kuqezi godet topin në mënyrë perfekte nga jashtë zone, duke mos i lënë asnjë mundësi portieres qipriote për ta pritur dhe duke dërguar shifrat në 1-0 për vajzat kuqezi. Pak minuta më vonë, Xhesika Ndoj provon të asistojë për Borcin, por portierja kundërshtare grushton, duke i mohuar golin e dytë Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vajzat kuq4zi nuk ndalen me kaq, por krijojnë shumë raste të tjera, me Kodrën, Agon, Cokën, por mungoi vetëm finalizimi. Edhe Era Methoxha provoi mundësinë e saj në minutën e 41-të, por topi përfundon në duart e portieres.

Pjesa e parë mbyllet nën epërsinë 1-0 për Shqipërinë. Vajzat kuqezi kërkojnë të dyfishojnë rezultatin në pjesën e dytë dhe golin e gjen sulmuesja Klaudia Borci, me një super goditje të bukur po nga jashtë zone. Minuta e 60-të dhe rezultati është 2-0 për Shqipërinë! Jehona Coka pati mundësinë të shënonte golin e tretë për skuadrën, duke gjuajtur një top në shtyllën e dytë, por është sërish portierja ajo që shpëton Qipron nga trefishimi i rezultatit.

Në minutën e 78-të, trajneri Krepi vendos të largojë nga fusha Era Methoxhën për Anversa Muçën. Pak minuta më vonë, qipriotet ngushtojnë rezultatin në 2-1. Trajneri bën edhe një zëvendësime tjetër në skuadër, duke hedhur në fushë Torin për Angela Nikën.

Ndeshja mbyllet me rezultatin 2-1 për Shqipërinë, me vajzat kuqezi që renditen në vendin e dytë të grupit B1, me 6 pikë, po aq sa Zvicra. Në ndeshjen tjetër të grupit, zvicerianet fituan 17-0 ndaj Lituanisë.

Ndeshja e tretë e Shqipërisë U-19 për vajza ndaj Zvicrës do të luhet të martën, po në stadiumin ‘Ëil’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?