Europa League/ Arbër Hoxha “peshkon” Genk, ja përballjet e Play Off
UEFA ka hedhur sot shortin për fazën play-off të Europa League, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në kontinent pas Champions League. Shorti ka përcaktuar çiftet që do të luftojnë për një vend në raundin tjetër, ndërsa vëmendja është përqendruar te disa duele me shumë peshë dhe te rruga e skuadrave italiane.
Lajm pozitiv për Bolognën e drejtuar nga Vincenzo Italiano, e cila ka marrë një short të konsideruar të favorshëm. Italianët do të përballen me Brann, skuadër norvegjeze që Bologna e ka hasur edhe më parë gjatë fazës së ligës, çka e bën sfidën më të njohur dhe më të menaxhueshme për ekipin.
Ndryshe paraqitet situata për Dinamo Zagreb, ku aktivizohet edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare Arbër Hoxha. Kroatët do të kenë një provë më të vështirë, pasi shorti i vendosi përballë belgëve të Genk, një kundërshtar me përvojë europiane dhe me potencial për ta komplikuar kualifikimin.
Çiftet e fazës play-off në Europa League
Ludogorets – Ferencváros
Dinamo Zagreb – Genk
Celtic – Stuttgart
Brann – Bologna
Panathinaikos – Viktoria Plzen
PAOK – Celta Vigo
Fenerbahçe – Nottingham Forest
Lille – Crvena Zvezda

KOHA JONË SONDAZH

