Europa League/ Barcelona nuk fiton dot duelin e parë ndaj Frankfurtit (VIDEO)

Barcelona nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj gjermanëve të Eintracht Frankfurt, në ndeshjen e luajtur në “Deutsche Bank Park”. Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, teksa zhbllokimi i rezultatit erdhi vetëm në minutën e 48-të, kur Knauff u dhuroi avantazhin vendasve.

Barça mundi të merrte barazimin në minutën e 66’ dhe kështu fitoi deri diku pak qetësi. Në minutën e 78-të Tuta mori karton të kuq dhe Eintrach Frankfurt mbeti me 10 lojtarë në fushën e lojës, por pavarësisht këtij fakti, katalanasit nuk mundën që ta shfrytëzonin superioritetin numerik dhe përballja e parë mes tyre u mbyll me barazim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?