EUROPA LEAGUE/ Barcelona sfidon Frankfurtin, Atalanta duel interesant me Leipzig

Pas Champions League, mbrëmjen e sotme do të mësojmë ekipet gjysmëfinaliste në Europa League. Vëmendja më e madhe shkon te sfida Barcelona-Frankfurt.

Dueli i parë në Gjermani përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1 ndaj dhe gjithçka është e hapur. Xavi do të ketë shumë mungesa: Umtiti, Ansu Fati dhe Dani Alves, ndërsa në dyshim janë Depay dhe Pique.

Shumë interesant do të jetë dhe dueli mes Atalantës dhe Leipzig. Trajneri Gasperini vuan mungesën e rëndësishme të Berat Gjimshitit. Shtatlarti, pas dëmtimit që mori në shpatull në duelin me Napolin, duket se e ka mbyllur sezonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, ndeshje e bukur është dhe ajo mes Lyon dhe West Ham. Për anglezët, kjo është hera e parë në histori që kualifikohen në këtë fazë dhe gjithçka është në dorë të tyre, pasi dueli i parë përfundoi me barazimin 1-1. Bileta e fundit për në gjysmëfinale do të përcaktohet nga sfida Braga-Rangers.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?