Europa League/ Frankfurti fiton ndaj West Ham gjysmëfinalen e parë, Leipzig mund Rangers (VIDEO)

Eintrachti i Frankfurtit hedh një hap drejt kualifikimit në finale të Europa League-s, pasi fitoi 1-2 në fushën e West Hamit në sfidën e parë gjysmëfinale, duke treguar se jo rastësisht eliminoi Barcelonë, ekipin pretendent për ta fituar trofeun.

Skuadra gjerman e zhbllokoi rezultatin pa u mbyllur minuta e parë e lojës me Knauff. Në të 21-tën erdhi goli i barazimit të West Hamit, me autor Antonion, që goditi saktë më kokë.

Golin e fitores Eintracht Frankfurti e gjeti në minutën e 54-t me Kamadan, që shfrytëzoi më së miri pasimin e Sow. Skuadra gjermane e mbrojti me fanatizëm rezultatin në minutat e mbetura, duke qenë më pranë finales së Europa League-s

Swiss Digital Desktop Reklama

Finalja e këtij edicioni me shumë mundësi mund të luhet mes skuadrave gjermane, pasi Leipzigu fitoi takimin e parë gjysmëfinal ndaj Rangers me rezultat minimal, falë golit të Angelinos në minutën e 85-të.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?