Europa League i thur elozhe Uzuni, ja statistika e veçantë
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni po shkëlqen me fanellën e Ferencvarosit këtë sezon me paraqitjet, golat dhe asisto.
Faqja e Europa Ligës në rrjetin social “Instagram” ka “thurur” elozhe beratasit me një postim në rrjetet sociale, por edhe me faktin se ka marrë pjesë në 21 gola të Ferencvarosit në 22 ndeshje këtë sezon, teksa ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar 7 asiste.
Sulmuesi i Kombëtares ka qenë protagonist dhe sezonin e kaluar ku u shpall dhe futbollisti më i mirë në kampionatin hungarez.
KOHA JONË SONDAZH

