EUROPA LEAGUE/ Kukësi sfidon Slavian në “Air Albania”, Laçi ekipin e Milinkovic

Mesditën e sotme është hedhur shorti për raundin e parë kualifikues në Ligën e Europës, ku Kukësi i cili e mbylli kampionatin në vendin e parë, kanë mësuar kundërshtarët. Verilindorët do të presin në “Air Albania” skuadrën e njohur bullgare, Slavian e Sofjes. Ndeshja do të zhvillohet më 27 gusht.

Laçi do të përballet në raundin e parë të Ligës së Europës me azerët e Keslas. Shorti i ka vendosur përballë ekipin nga Azerbajxhani. Kesla është drejtuar në të kaluarën nga ish-trajneri i Kukësit dhe Luftëtarit Mladen Milinkoviç.

Teuta do të përballen në raundin e parë të Ligës së Europës me ekipin izraelit të Beitar Jeruzalem.  Ndeshja do të luhet në datën 27 gusht në Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?